All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Financimi i partive, KQZ ngre shqetësimin: Raportimi kryehet vetëm në letër

All - Paragraf - 1

Financimi i partive, KQZ ngre shqetësimin: Raportimi kryehet vetëm

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur si shqetësim mungesën e transparencës nga ana e partive politike për financimet.

All - Paragraf - 3

Gjatë mbledhes së zhvilluar sot për raportet e financimit të partive politike, ai tha se janë vetëm në formë shkresash, pa informacione të detajuara, duke vështirësuar punën e KQZ.

Më tej shtoi se synohet ngritja e një platform, e cila të mundësojë që këto raportime të aksesohen online nga palët e interesuara.

“Raportimi kryhet vetëm në letër, vetëm ndonjëherë në mënyrë sporadike KQZ merr informacion në rrugë digjitale. Harxhojmë shumë kohë dhe energji për analizimin e këtyre raporteve dhe në fund shumë pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive.

Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të marrin lehtësisht çdo të dhënë që përfitohet nga financimet e partive politike. Sipas mendimit tim, do të ishte e dobishme nëse këto raporte do të mund të aksesoheshin edhe online në platformën që do ndërtohet”, u shpreh Celibashi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, SHBA publikoi një raport, ku thuhej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha kishte përfituar 500 mijë euro nga Rusia, për të cilat as vetë demokratët nuk kishin dijeni. Akuzat ishin ngritur dhe mohuar edhe më herët nga Basha.

 

Të fundit