Flash News

E-TJERA

Financimi rus, Burimi: Amerikanët po djegin Lulzim Bashën

Financimi rus, Burimi: Amerikanët po djegin Lulzim Bashën

Financimi rus i partive politike është bërë tema e ditëve të fundit, pas lajmit se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë nga Rusia në vitin 2017.

Analisti Genc Burimi duke folur në një lidhje Skype në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv tha se publikimi i këtij skandali ka për qëllim final Italinë, ndërsa theksoi se tre parti të djathta që sot synojnë pushtetin në Itali, janë të kalbura nga financimet ruse.

Sipas tij, loja në Shqipëri tashmë s’është Lulzim Basha, por zëvendësuesi i Arben Krajës në SPAK.

“Filloi në Shqipëri, por qëllimi final është Italia. Tre partitë e djathta që synojnë pushtetin sot në Itali, janë parti të kalbura nga financimet ruse. 

Nëse sot luan zgjuar opozita, amerikanët po djegin jokerin e tyre, Bashën. Loja në Shqipëri s'është Basha, por zëvendësuesi i Arben Krajës në SPAK”-tha Burimi.

 

Të fundit