Flash News

E-TJERA

Financimi rus, gazetari: Yuri Kim me deklaratën e sotme i bëri dalje karrierës politike të Bashës

Financimi rus, gazetari: Yuri Kim me deklaratën e sotme i bëri dalje

Gazetari Neritan Sejamini komentoi lëvizjen e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila sot mblodhi me përfaqësuesit e partive politike dhe kreun e KQZ lidhur me financimet e huaja. 

Mësohet se në takim është bërë e qartë se partitë politike duhet të qëndrojnë larg influencave që vijnë nga vende jo aleate të SHBA.  

Lidhur me këtë, gazetari Neritan Sejamini, tha në MCN se me këtë deklaratë, ambasadorja Kim, i ka bërë dalje publike, karrierës politike të Lulzim Bashës.

“Kim ka bërë sot një takim të jashtëzakonshëm në ambientet e KQZ, aty thërret udhëheqësit e partive politike dhe u jep këshilla, ky ishte një shoë publik, nuk e prisja një deklaratë të tillë në Tëitter,

Ajo e bëri këtë qëllimisht, që është shkelje e çdo lloj standardi politik e diplomatik, dhe kur thotë mos pranoni para e merr si të mirëqenë. Me ketë ka bërë dalje publike karrierës politike të Bashës”, u shpreh Sejamini.

 

Të fundit