Flash News

E-TJERA

Financonin xhihadistët dhe Genc Ballën, pranga 4 shqiptarëve në Itali: Do të kryenin akte terroriste

Financonin xhihadistët dhe Genc Ballën, pranga 4 shqiptarëve

Katër shqiptarë, u arrestuan në një operacion mes Barit dhe Cuneos me akuzën e financimit me qëllim terrorizmin nxitje për kryerjen e një krimi.

Mediet italiane raportojnë se 4 shqiptarët e arrestuar do të mblidhnin fonde për t'u përdorur në ndihmë të imamit Genci  Abdurrahim Balla, i arrestuar në 2014 për drejtimin e një celule rekrutimi të ISIS, aktiv në zonën e Ballkanit.

Sipas hetuesve italianë, së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar ende, 4 shqiptarët do të mblidhnin dhe vinin në dispozicion paratë për të kryer akte me qëllimi terrorizmi. Fondet e mbledhura do të shkonin në veçanti për Genc Ballën, i njohur si kreu i një celule të ISIS dhe përgjegjës për dërgimin e dhjetëra luftëtarëve në Siri.

Të arrestuarit njihen për sjelljen e tyre radikale, pasi në bazë të teorive xhihadiste ata e konsideronin Coivd-19, si dënim për mosbesimin perëndimor. Paratë e mbledhura dyshohet se janë dërguar për financimin e aktivitetit terrorist të imamit në xhaminë "Xhamia e Letres" në Kavajë.

Për të arrestuarit është dhënë: arrest shtëpie për Yljan Muça, 31 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Leshi dhe Roland Belba, të dy 37 vjeç.

Muça konsiderohet si promotori i grumbullimit të parave, Leshi dhe Ramku konsiderohen ndërmjetës dhe Belba - së bashku me bashkëpunëtorët në Shqipëri - do transferonin para në rrugë të fshehta.

Elsio Ramku, më nënshtetësi italiane prej vitesh, ishte punonjë si Bashkisë së Barit ku mbante një post në zyrën teknike.

Të fundit