Flash News

E-TJERA

Finiq/ Mosparaqitja e komisionerëve bllokon votimin, policia niset për t’i marrë

Finiq/ Mosparaqitja e komisionerëve bllokon votimin, policia niset për

Procesi i votimit në Gravë dhe Kardhiq, njësi të Bashkisë Finiq, nuk ka nisur ende, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy orë nga hapja zyrtare e qendrave të votimit.

Shkak për këtë vonesë është bërë mungesa e komisionerëve në detyrë, të cilët nuk janë paraqitur në vendin e punës, duke penguar nisjen e procesit zgjedhor.

Për të zgjidhur situatën, janë vënë në lëvizje strukturat e rendit. Oficerët e policisë janë nisur drejt adresave të komisionerëve për t’i sjellë me detyrim në qendrat e votimit.

Sipas ligjit zgjedhor, mosparaqitja e komisionerëve në ditën e zgjedhjeve mund të përbëjë vepër penale dhe të sjellë ndjekje ligjore për personat përgjegjës.

Sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ku mbi 3.7 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës. Për herë të parë, pjesë e këtij procesi është edhe diaspora shqiptare.

Të fundit