Flash News

E-TJERA

Fiorentina në zi, ndahet nga jeta presidenti Rocco Commisso

Fiorentina në zi, ndahet nga jeta presidenti Rocco Commisso

Futbolli italian humbi një figurë të rëndësishme, teksa Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas një periudhe të gjatë trajtimesh mjekësore. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

I lindur në Marina di Gioiosa Ionica, në jug të Italisë, Commisso u transferua në Shtetet e Bashkuara që i ri, ku filloi biznesin dhe më pas u fut edhe në botën e futbollit. Ai bleu shumicën e aksioneve të New York Cosmos në 2017, ndërsa në qershor të vitit 2019 u bë pronar i Fiorentinës.

Gjatë drejtimit të tij, Fiorentina përjetoi një periudhë rritjeje dhe suksesi, duke arritur dy finale të Conference League dhe një finale të Kupës së Italisë. Një nga trashëgimitë e tij më të dukshme mbetet “Rocco B. Commisso Viola Park”, qendra sportive e klubit që shërben si vend stërvitjeje modern dhe simbol i vizionit të tij për zhvillimin e futbollit.

Të fundit