Flash News

E-TJERA

Firmosen të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Policisë Rrugore

Firmosen të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet

Kanë vijuar ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit. Pas ndryshimeve të bëra në nivel qëndror e vendor dhe disa ditë pasi ndryshoi shefat e komisaritave në Tiranë, drejtori Gledis Nano firmos të tjera lëvizje.

Ky i fundit ka emëruar Altin Qaton si drejtorin e ri të Policisë Rrugore, post që mbahej nga Dhimitraq Ziu. Ndërsa këtë të fundit e ka vendosur zv. drejtor të rendit në Policinë e Durrësit.

Më herët, Qato ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjithashhtu ka qenë dhe drejtor në Drejtorinë kundër Krimit në Policinë e Shtetit si dhe shef i Komisariatit të Elbasanit.

Disa ditë më parë, Nano iu ka bërë të qartë drejtuesëve se janë në provë dhe do vlerësohen në bazë të meritokracisë. Ndryshimet e njëpasnjëshme vijnë në një kohë kur në vend kanë ndodhur disa ngjarje kriminale.

Mbetet për tu parë se sa do ta rrisin performancën e uniformave blu "të besuarit" e rinj të Nanos, pasi kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë  nivel nga Policia e Shtetit.

Të fundit