Flash News

E-TJERA

Firmosja e dekretit për Begajn nga Stambolli, pedagogia: Presidenti i ushtron funksionet edhe kur është jashtë vendit

Firmosja e dekretit për Begajn nga Stambolli, pedagogia: Presidenti i

Bajram Begaj u lirua nga detyra e drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm, disa orë para se të zgjidhej President. Dekreti u nënshkrua nga Presidenti Ilir Meta teksa ndodhej për një vizitë në Stamboll, çka solli shumë debate për vlefshmërinë e vendimit.

Pedagogia e së Drejtës Kushtetuese, Aurela Anastasi ka thënë për “Top Neës” se Presidenti ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e detyrës së tij jo vetëm brenda vendit.

“Nga pikëpamja kushtetuese doja të sqaroja një moment në lidhje me fuqinë e Presidentit të Republikës për të dekretuar një dekret të tillë se ai ndodhet jashtë vendit. Së paku, në periudhën bashkëkohore, doktrina ka mbajtur qëndrimin që Presidenti i ushtron funksionet edhe kur nuk është në zyrë. Mund të ndodhë që të jetë në spital, jashtë shtetit, por funksionet i ushtron,” tha Anasatasi.

Të fundit