Flash News

E-TJERA

Fitoi betejën me Covid-19, Imzot George Frendo kthehet nesër në Tiranë; do mbajë Meshën e Krishtlindjeve

Fitoi betejën me Covid-19, Imzot George Frendo kthehet nesër në
Foto Ilustruese/ Imzot George Frendo

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka fituar betejën me Covid-19.

Frendo është deklaruar totalisht i shëruar nga koronavirusi, 42 ditë pasi rezultoi i infektuar.

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit pritet të kthehet nesër në Tiranë, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Madje, pritet që George Frendo të mbajë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00, e cila do të zhvillohet në zbatim të kushteve të Pandemisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”, ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari, ku edhe u kurua prej 30 ditësh pas infektimit.

Të fundit