Flash News

E-TJERA

Fiton gjyqin në Apel, mjeku Petrit Vargu rikthehet në detyrë; QSUT do ta kompensojë financiarisht

Fiton gjyqin në Apel, mjeku Petrit Vargu rikthehet në detyrë;

Mjeku Petrit Vargu ka fituan gjyqin në Gjykatën e Apelit, e cila ka marrë vendimin e formës së prerë për rikthimin e tij në detyrë, pasi u shkarkua disa muaj më parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë mjeku përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se drejtoria e QSUT-së do ta kompensojë atë financiarisht për shkak të shkarkimit padrejtësisht nga puna.

Postimi i plotë: 

Postimi i mjekut:

Të nderuar miq !

Se shpejti kthehem në punën time, në vendin ku kam studiuar e punuar (QSUT).

Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë, të kthimit tim në punë dhe drejtoria e QSUT do të më kompensojë financiarisht.

Është mirë, që menaxherët e rilindjes t’i paguajnë këto lekë nga xhepi i tyre.

Shteti shqiptar nuk duhet të dëmtohet për arsyen e thjeshtë që rilindas të rastësishëm, vendosen në poste drejtuese.

Rasti i përjashtimit tim nga puna, uroj të mos i ndodhë askujt që ka vendosur të jetojë në vendin e tij.

Një gjë është e qartë që këta nuk kanë as turp dhe as kurajo që të korrigjojnë vetë gabimin.

Për këta turp është të kesh turp.

Krenar për fitoren e thellë, përqafoj të gjithë dashamirësit….

Të fundit