Flash News

E-TJERA

Fitore e thellë ndaj Bolonjës, Interi shënon 6 gola

Fitore e thellë ndaj Bolonjës, Interi shënon 6 gola

Interi ka fituar me rezultatin 6-1 ndeshjen përballë Bolonjës në Serinë A. Zikaltrit shënuan 3 gola brenda pjesës së parë.

Në portë shënuan: Martinez '6, Skriniar '30, Vecino '54, Dzeko '63 dhe '68, ndërsa për Bolonjën shënoi në fund Theate.

Përveç fitores së thellë, një lojtar i Interit u dëmtua. Carlos Correa la fushën e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital, pasi dyshohet se ka një dëmtim serioz.

Pas 4 javësh kampionat Interi ka grumbulluar 10 pikë, duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje.

Të fundit