Flash News

E-TJERA

Fitorja e kombëtares në Leskovc, 'shpërthejnë' mediat serbe: Turpërim epik!

Fitorja e kombëtares në Leskovc, 'shpërthejnë'

Mediat serbe kanë komentuar ndeshen e bujshme të në dite më parë, ku kombëtarja shqiptare mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në shtëpinë e tyre. 

Në disa nga titujt e gazetave kryesore shkruhet se ndeshja ishte 'një turpërim epik' për ekipin e Serbisë dhe një 'humbje e dhimbshme në Leskovc'. Më poshtë disa prej tyre. 

Kurir: 

Serbia ka përjetuar një nga humbjet më të vështira në histori. Piksi, erdhi koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe nxori “shqiponjat” jashtë Kupës së Botës.

SportKlub: 

Turpërim dhe katastrofë, Shqipëria nxjerr jashtë Serbinë dhe Piksin.

Alo Sport: 

Mbrëmje e vështirë në Leskovac, shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në “Dubocica”. Ekipi përfaqësues është më larg nga play-off dhe kualifikimi në Kupën e Botës.

MozzartSport: 

Një turpërim epik që nuk mund të shpëlahet.

B92: 

Një humbje që të dhemb me të vërtetë. Shqipëria në Leskovac distancon Serbinë nga Kupa e Botës.

Tanjug: 

Lojtarët serbë munden nga Shqipëria në Leskovac, vazhdon rrugëtimi për në play-off të Kupës së Botës.

RTS: 

Humbje e dhimbshme në Leskovac, Shqipëria më afër play-off të Kupës së Botës.

Të fundit