Flash News

E-TJERA

Fitorja ndaj Atletico-s, Ancelotti: Ishte e vështirë, imagjino si do jetë në ‘Metropolitano’

Fitorja ndaj Atletico-s, Ancelotti: Ishte e vështirë, imagjino si do

Carlo Ancelotti u shfaq i kënaqur me rezultatin 2-1, por i vetëdijshëm se ende nuk është vendosur asgjë për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai e di që në “Metropolitano” do të duhet të vuajnë në kthim, por beson se do të dalin me sukses dhe do të avancojnë në raundin tjetër.

Trajneri italian bëri analizën e ndeshjes së mbrëmshme.

“Ndeshja në ‘Bernabeu’ ishte e vështirë, imagjinoni të mërkurën si mund të jetë… Kemi një avantazh të vogël dhe duam të kalojmë më tej. Do të jetë një ndeshje e luftuar, Atletico Madridi do të shtojë presionin, por do të jetë e balancuar. Cilësia e të dyja ekipeve është shumë e lartë. Po luajmë në 1/8 finale, por kjo përballje mund të ishte fare mirë një gjysmëfinale apo finale. As ne nuk jemi të lumtur që luajmë kundër Atletico Madridit, as ata nuk janë të kënaqur që na kanë përballë në këtë fazë”, tha trajneri italian.

Të fundit