Flash News

E-TJERA

Fitorja ndaj Sllovakisë, gazetari: Kosova luan futboll burrash

Fitorja ndaj Sllovakisë, gazetari: Kosova luan futboll burrash

Gazetari Erion Shkambi ka përgëzuar Kosovën për fitoren e saj ndaj Sllovakisë dhe biletën e Play Off-it.

I ftuar në News24, gazetari vlerësoi ndikimin e lojtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe tha se Kosova është kthyer në një realitet të rëndësishëm që po prodhon vazhdimisht lojtarë cilësorë.

“Kosova është një vend i vogël dhe prodhon futboll. Prodhon lojtarë pafund. Ne marrim lojtarë pafund nga ata. Kosova është realitet. Nëse Kosova shkon në Botëror, është një arritje e madhe. Ata e duan më shumë se ne Shqipërinë. Fisnik Asllani nivel i lartë, i shënon gol Bayernin. Ata janë të vetëdijshëm për atë që i pret, ata e dijnë që kanë një ekip të mirë, e dijnë që bëjnë një futboll burrash pasi nuk e ktheu kurrë ekipin mbrapa”, u shpreh Shkambi.

 

Të fundit