Flash News

E-TJERA

Fitorja në Serbi e ngjit Shqipërinë me 5 vende në renditjen e FIFA-s

Fitorja në Serbi e ngjit Shqipërinë me 5 vende në renditjen

FIFA ka publikuar sot renditjen e re botërore për muajin tetor, dhe përfaqësueset shqiptare kanë shënuar një progres të dukshëm falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë ndeshjeve të fundit.

Kombëtarja e Shqipërisë ka ngjitur pesë shkallë në tabelë, duke kaluar nga vendi i 66-të në të 61-in — një përmirësim që pasqyron formën e shkëlqyer të kuqezinjve. Fitoret ndaj Serbisë në Beograd (0-1) dhe ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar në Tiranë (4-2) kanë qenë vendimtare për këtë rritje të ndjeshme.

Ndërkohë, edhe Kosova ka shënuar një arritje historike në renditjen e FIFA-s, duke kapur për herë të parë vendin e 84-t. “Dardanët” kanë përfituar nga barazimi 0-0 me Slloveninë në Prishtinë dhe triumfi surprizë 0-1 ndaj Suedisë në transfertë, nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.

Të fundit