Flash News

Bota

Kalusha Orkestra publikon videon e re të “Stefania” me imazhe nga lufta në Ukrainë

Kalusha Orkestra publikon videon e re të “Stefania” me imazhe

Grupi ukrainas Kalush Orchestra, të cilët u shpallën fitues të Eurovision Contest 2022, kanë publikuar sot një video të re muzikore të këngës fituese “Stefania”.

Klipi përmban sekuenca filmike nga vendet e shkatërruara prej luftës ruse në Ukrainë, gra të veshura me kostum ushtarak, fëmijë që qajnë dhe nënat e tyre që i rrokin në krahë për t’i shpëtuar nga bombardimet.

Videoja u publikua disa orë pasi Kalush Orkestra i solli Ukrainës fitoren e saj të tretë në Eurovizion falë votave të publikut rreth 200 milionë shikuesve nga 40 vende pjesëmarrëse.

“Klipi është xhiruar në Bucha, Irpin, Borodyanka, Hostomel, qytete afër Kievit që vuajnë krimet e pushtimit rus. Dedikuar njerëzve trima të Ukrainës, për nënat që mbrojnë fëmijët e tyre, për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë... Qëndroni me Ukrainën”, thuhet në fund të klipit.

Grupi pohoi nga skena e Eurovision në Turin se pas performimit në Eurovision duhet të rikthehen sërish në Ukrainë për të luftuar sikurse është edhe rregulli për meshkujt e moshës 18-60 vjeç.

 

Të fundit