Flash News

E-TJERA

Fituesi i tenderit për ndërtimin e Teatrit me ‘flamur të kuq’, bashkia skualifikoi ofertat e ulëta

Fituesi i tenderit për ndërtimin e Teatrit me ‘flamur të

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompanitë fituese për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës historike në maj të vitit 2020.

Fitues i tenderit është shpallur bashkimi i kompanive ”Agi Kons” dhe “BE-IS”, me një ofertë prej 1,840,784,139.32, duke skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë konkurrentë në garë.

Sistemi i ‘Open Data Albania’ ka ngritur flamurin e kuq për kompaninë fituese, çka nënkupton klasifikimin e tenderit me riskt të lartë për korrupsion ose moszbatim të procedurave ligjore, referuar SCAN Tv.

Bashkë me fituesin e tenderit në garë morën pjesë edhe 6 kompani, por 2 prej tyre nuk paraqitën ofertë financiare. Një prej tyre paraqiti ofertë më të ulët se fituesi, por u skualifikua nga gara.

Oferta fituese është sa 99.2% e fondit limit të vënë në dispozicion për këtë procedurë prokurimit, mbi kufirin e lartë monetar.

Tenderi për Godinën e Teatrit Kombëtar Faza I u hap më 4 tetor të këtij viti dhe parashikohet që kohëzgjatja e punimeve të fazës së parë të zgjasë 27 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Të fundit