Flash News

E-TJERA

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Al, shpallet tenderi prej 74.5 milionë lekë!

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Al, shpallet tenderi prej

Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen tashmë përmes inteligjencës artificiale.

Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.

 

Të fundit