Flash News

E-TJERA

Fjalimi i Ramës në homazhe, Njuma: Vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të shqiptarëve me Kadarenë

Fjalimi i Ramës në homazhe, Njuma: Vodhi minutat e fundit të

Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i dhanë sot lamtumirën Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore.

Homazhet publike u mbajtën në TKOB, ndërsa mes të pranishmëve ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ishte i vetmi që mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së homazheve. 

Gazetarja Beti Njuma shkruan në rrjetet sociale e revoltuar se ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë. 

"Ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Edi Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë. Askush nuk ia kishte borxh edhe këtë shfaqje të palavdishme me vdekjen. Në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri sërish mori stafetën e protagonistit a thua se ishte në një Kongres PS-je, dhe me një fjalim që s’kish të sosur na tregoi se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore, edhe fjalimmbajtësi, edhe varrmihësi edhe përcaktuesi i prehjes së mbrame.
Po sigurisht, nuk është rasti të themi se ra ky mort dhe e njohëm!", shkruan gazetarja. 

Të fundit