Flash News

E-TJERA

Fjalimi i Ramës në KiE, analisti: Nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Fjalimi i Ramës në KiE, analisti: Nuk duhet të ndërhyjë

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t, si dhe kërkoi  për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deklaratat e Ramës janë komentuar nga profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Ora News.

Ai tha se Rama nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Spahiu thotë se ana pozitive e deklaratës së Ramës është fakti që ai bën ftesë që Këshilli i Europës ta pranojë në gjirin e vetë Kosovën.  

“Pozitive është fakti që Rama bën ftesë që Këshilli i Europës ta pranojë në gjirin e vetë Kosovën. Raporti Dick Marty është provuar që ka qenë një gënjeshtër. Është treguar se nuk ka prova ndaj është mirë ti kujtohej opinionit evropian. Gjykata Speciale dhe pse është nxitur nga ky raport, është bërë për gjëra të tjera.

Ftesa për tu zhbërë kjo gjykatë paraqet një ndërhyrje të Ramës në punët e brendshme të Kosovës. Rama nuk duhet t’ia lejojë vetes të përfshihet në punët e brendshme të Kosovës”, tha analisti nga Kosova.

 

Të fundit