Flash News

E-TJERA

Fjalimi i Ramës në KiE, Zheji: I ngjashëm me Enver Hoxhën, ka nostalgji për të

Fjalimi i Ramës në KiE, Zheji: I ngjashëm me Enver Hoxhën,

Gazetari dhe analisti Artur Zheji ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës.

I ftuar në ‘Pikat mbi i’ në News 24, Zheji tha se fjalimi i Ramës është i ngjashëm me atë të diktatorit Enver Hoxha dikur. Analisti tha se Rama kërkon që të jetë protagonist i linjës së parë duke theksuar se Rama vazhdon të ketë një nostalgji për Enver Hoxhën.

Zheji tha lidhur me deklaratat për Kosovën, se i kthehen në pëlqyeshmëri Ramës.

“Ai ka 30 vite në politikë dhe e paska pasur ëndërr gjithë jetën të jetë protagonist i linjës së parë. Ai shpreh kënaqësinë që arriti qëllimin e tij. Ai e çau kornizën duke tërhequr vëmendjen me atë që tha. Është edhe pikësynim tjetër I tij, ai është futur në fushatë me këtë dalje. Në Shqipëri ka një numër shqiptarësh nga Kosova që jetojnë. Nëse kjo fjalë është projektuar të ketë efekt pozitiv në Kosovë, dhe në zonën e lidhur me Thaçin ka pasur, ku edhe Haradinaj foli mirë për këtë prononcim të Ramës. Kjo mbështetje nga Kosova i kthehet edhe si vota dhe pëlqyeshmëri në vend. Ai ka goditur sindromën e vendeve të vogla në Strasburg. Në historinë tonë kemi dashur të jemi të rëndësishëm dhe pse jemi vend i vogël, ka një remineshencë nga Enver Hoxha. Kjo ngjashmëri bën efekt akoma dhe i shkon në favor Ramës pasi afekton krahun e majtë të vendit që ka ende nostalgji për Enver Hoxhën. Ndërsa akuzohet si socialist i oligarkëve dhe jo i popullit, pas këtij fjalimi krijojnë diçka pozitive për zgjedhjet”, deklaroi Zheji.

 

Të fundit