Flash News

E-TJERA

Flakët mbi tunelin e Kalimashit jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri; vatrat drejt shuarjes në Voskopojë

Flakët mbi tunelin e Kalimashit jashtë kontrollit, pritet

Vazhdon "lufta" me flakët prej rreth dy javësh në vendin tonë. Zjarret në zonën e Kukësit janë përhapur gjatë natës. Flakët në Majën e Rrunës në Kukës janë jashtë kontrollit, sidomos në pjesën sipër tunelit të Kalimashit, ku ndërhyrja është e vështirë.

Aty pritet ndërhyrje nga ajri për të neutralizuar zjarrin. Edhe vatra në vendin e quajtur quajtur Laku i Thive mbetet aktive.

Situata me zjarret në Voskopojë është përmirësuar dhe vatra që u aktivizua mbrëmjen e djeshme po vendoset nën kontroll.  Prej mëngjesit të sotëm forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve në pyjet e Krushovës dhe në fshatin Gjonomadh.

Situata e përmirësuar paraqitet edhe në fshatin Gjorgos të Fierit, pasi zjarri është drejt shuarjes. Një vatër aktive është edhe në Corush të Mallakastrës, por pa rrezikshmëri.

Dukati vazhdon të digjet dhe prej mëngjesit të sotëm kanë ndërhyrë forcat për të nutralizuar flakët, pasi rrezikohet Parku i Llogarasë.

Të fundit