Flash News

E-TJERA

Flakët në vend, policia del me deklaratë: 15 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme nga veriu në jug

Flakët në vend, policia del me deklaratë: 15 të arrestuar

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për situatën e zjarreve në vend. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka bërë me dije se 15 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme që prej 25 korrikut.

Ai shtoi se 16 të tjerë janë proceduar dhe se dy persona janë në kërkim. Policia dha detaje për të arrestuarit dhe zonat ku ata dyshohet se kanë ndezur zjarr.

Gjithashtu ka paralajmëruar të gjithë qytetarët dhe në veçanti atyre që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në rast se shkaktojnë zjarr, do përballen me ligjin edhe nëse e bëjnë nga pakujdesia.

Vlorë: Janë arrestuar 7 persona, pasi kanë djegur sipërfaqe të ndryshme toke në fshatin Tragjas, në fshatin Gjorm, në Karaburun, Delisuf, Radhimë dhe në Sarandë, ndërsa 1 shtetas është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.

Himarë: Janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kanë djegur sipërfaqe të pyllëzuara në fshatin Pilur dhe në fshatin Fterr.

Fier: Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, konkretisht 2 shtetas janë arrestuar për zjarrin e vënë në pyllin e fshatit Gjorgoz dhe në pyllin e fshatit Kreshpan, 1 shtetas është arrestuar një shtetas për zjarrin e shkaktuar në tokat në Fermë Çlirim, 1 shtetas është arrestuar për zjarrin e shkaktuar në pyllin e fshatit Corrush, Mallkastër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për zjarrin e shkaktuar në Mbrostar Ferko dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Lushnjë, për zjarret e shkaktuara në kodrat e fshatit Karbunarë.

Kukës: Është arrestuar një shtetas për zjarrvënie në Malin e Gjallicës.

Lezhë: Është arrestuar 1 shtetas në Mirditë, për djegien e pyllit dhe një sipërfaqeje me pemë frutore në fshatin Simon, Mirditë, janë proceduar 2 shtetas në Lezhë, pasi kanë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe pyllin e fshatit Mabë, Lezhë, si dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në Kurbin, për djegien e një sipërfaqe kullote, ullinjve dhe pyllit në fshatin Zhejë, Kurbin.

Durrës: Është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht një tjetër pasi kanë vënë zjarr në sipërfaqe toke, në lagjen nr. 15, Durrës dhe në fshatin Shetaj, Ishëm.

Korçë: Është proceduar penalisht 1 shtetas për zjarrvënie, pasi ka djegur një sipërfaqe pyjore prej 3 dynymë, në fshatin Baçallëk, Pogradec.

Elbasan: Është arrestuar 1 shtetas, 1 është proceduar penalisht, si dhe 1 është shpallur në kërkim, konkretisht: është arrestuar 1 shtetas në Belsh, pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Dëshiran, Belsh, 1 është proceduar në gjendje të lirë pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gradisht, Belsh dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim pasi ka djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në fshatin Xhyrë, Librazhd.

Gjirokastër: Janë proceduar 5 persona për zjarrvënie, 1 shtetas për djegien e një sipërfaqe me vreshta në fshatin Valare, 3 shtetas për djegien e pyjeve në Mashkullorë, Qesorat, Arshi Lengo në Gjirokastër dhe 1 shtetas i proceduar për zjarrin në Dropull (Llovinë).

Të fundit