Flash News

E-TJERA

Aeroporti i Vlorës, “Deutsche Welle”: Në kurriz të një prej parajsave të fundit natyrore të paprekura të Evropës

Aeroporti i Vlorës, “Deutsche Welle”: Në kurriz të

Habitati i flamingove në rezervatin natyror shqiptar të Lagunës së Nartës është në rrezik, shkruan "Deutsche Welle". Këtu do të ndërtohet një aeroport ndërkombëtar për të nxitur turizmin.

Por kjo do të jetë në kurriz të një prej parajsave të fundit natyrore të paprekura të Evropës.

Një aeroport i madh ndërkombëtar do të ndërtohet në afërsi të një prej parqeve kombëtare të lumenjve të egër në Evropë, në Shqipëri. Sipas qeverisë shqiptare, ajo do të sjellë turistë në vend dhe do të krijojë vende pune.

Por ndërtimi i një aeroporti në mes të kësaj ligatine të madhe e të paprekur do të shkatërronte një nga parajsat e fundit natyrore në Evropë, paralajmëron Zydjon Vorpsi, i cili punon për një organizatë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit. Ai është veçanërisht i shqetësuar për speciet e shumta të rralla të shpendëve që jetojnë dhe shumohen në zonën e Lagunës së Nartës, të cilat ai i numëron dhe katalogon rregullisht. Qofshin pelikanë të rrallë, flamingo apo specie të rrezikuara, si psh.

Edhe pse Laguna e Nartës gëzon status kombëtar dhe ndërkombëtar të ruajtjes, ndërtimi tashmë është duke u zhvilluar. Zydjon Vorpsi dhe nisma PPNEA (Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri) argumentojnë se projekti i aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë shkel ligjet e vetë Shqipërisë dhe gjithashtu shkel marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit, të ratifikuara nga vetë vendi. Ata kanë ngritur një padi kundër projektit dhe janë mbështetur nga organizata të huaja për ruajtjen e natyrës.

A mund të ndalojnë akoma ndërtimin? Është një garë me kohën. Aeroporti është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2025.

Të fundit