Flash News

E-TJERA

"Flamuri i kuq u vendos pas", tragjedia në Kavajë, pushuesit: Dy ishin gjallë por u vonua ambulanca

"Flamuri i kuq u vendos pas", tragjedia në Kavajë,

Babai dhe dy djemtë e mitur janë mbytur ditën e sotme në Vilë-Bashtova në Kavajë. Pushuesit që panë ngjarjen e rënde kanë treguar se  djali i vogël i 50-vjeçarit, Elvis Halilaj ka qenë duke u mbytur në det dhe babai së bashku me djalin 17-vjeçar janë munduar të shpëtojnë të miturin.

Por dallgët e detit bënë që fatkeqësia për familjes Halili të bëhej e trefishtë. Por sipas pushuesve 2 nga te mbyturit kishin shansepër të shpëtuar 2 persona pasi vetëm njëri prej tyre është nxjerrë i vdekur nga uji, por kjo ishte e pamundur pasi ambulanca u vonua për të arritur në vendngjarje.

Në zonë është vendosur flamuri i kuq ndërsa dëshmitarët janë shprehur se flamuri u vendos vetëm pas ngjarjes së rëndë pasi edhe më para ishte deti me dallgë por nuk ishte marrë asnjë masë.

Të fundit