Flash News

E-TJERA

Flamuri kuqezi ngrihet në Leskovac, pak orë para duelit Serbi–Shqipëri

Flamuri kuqezi ngrihet në Leskovac, pak orë para duelit

Flamuri kombëtar shqiptar është ngritur sot në stadiumin “Dubočica” të Leskovacit, aty ku mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Pamjet tregojnë se organizatorët kanë vendosur flamurin kuqezi mes atyre të vendeve pjesëmarrëse, duke hedhur poshtë zërat se simboli shqiptar do të mungonte. Një ditë më parë, në testimet paraprake, flamuri nuk ishte vendosur, çka ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tashmë gjithçka është gati për përballjen e shumëpritur, që starton në orën 20:45, në një atmosferë të ngarkuar emocionale dhe me masa të shtuara sigurie.

Të fundit