Flash News

E-TJERA

Flasin analistët: Negociatat nisën, por sa vite mund të zgjasë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Flasin analistët: Negociatat nisën, por sa vite mund të

BE ka hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë. Megjithatë, hapja e negociatave për anëtarësim konsiderohet si maja e ajsbergut, pasi deri te anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian Shqipërisë i duhet të kalojë një sërë procesesh përpara që mund të duan vite të tëra kohë.

Njohësi i politikës ndërkombëtare, Agon Maliqi i tha Gazetës Express se Shqipërisë i duhet 7 deri në 20 vjet për t’u anëtarësuar plotësisht në BE. 

 “Procesi për Shqipërinë realisht mund të shkojë prej 7 deri 20 vjet dhe është shumë i paparashikueshëm marrë parasysh disponimin e vendeve anëtare për zgjerim dhe pengesat që mund t’i ngrejë ndonjë vend anëtar. Me shumë gjasë procesi nuk do të ecë shpejt nëse nuk ka reformë të brendshme në BE, që është kërkesë dhe kusht i Francës. Veç kësaj, procesi varet edhe nga reformat e Shqipërisë, sidomos ato mbi sundimin e ligjit, e që marrin kohë”, tha ai.

Maliqi vlerëson se ka disponim që BE-ja tash të ecë përpara me heqjen e vizave për Kosovën, por që këtë proces po e lidhin me qasjen e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

“Ka njëfarë disponimi për të ecur përpara me vizat, teksa një numër shtetesh anëtare kanë filluar të ndryshojnë qëndrim. Megjithatë, duket sikur hezitimi buron edhe nga kushte të “pathëna” dhe ndoshta kushtëzimi i liberalizimit me qasjen e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë”, tha ai.

Se sa mund të zgjasë procesi i negociatave për Shqipërinë deri te anëtarësimi në BE është e pamundur të dihet, thotë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nga ana tjetwr, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, thotë se është e vështirë të thuhet se në çfarë afati kohor Shqipëria mund të bëhet vend anëtar i BE-së. 

“Për shkak të përvojave të hidhura me politikën komplekse të Bashkimit Evropian, nuk mund të flas me afate kohore se kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do t’i përfundojnë negociatat por jam optimiste se nuk do të zgjasin sikur me shtetet tjera”, tha Çitaku.

Të fundit