Flash News

E-TJERA

Flasin të penduarit e drejtësisë, Karamuço paralajmëron: Priten deri në 90 arrestime të tjera

Flasin të penduarit e drejtësisë, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi të tjera arrestime që do të rrjedhin nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

I ftuar në MCN Tv, Karamuço tha se sipas informacioneve që posedon mund të jenë 13 të penduar, por ende nuk ka një konfirmim nga SPAK. Eksperti tha se në ditët e ardhshme priten deri në 90 arrestime të tjera

“Është rrethuar zona e SPAK sepse aty ka mbërritur një nga të penduarit Enrik Hoxhaj. SPAK i ka kërkuar drejtorisë së burgjeve shtim maksimal të masave për mbrojtjen të 13 të penduarve. A e kanë marrë statusin apo janë në tratativa, kjo do shihet në ditët në vijim. Shtimi i masave ka të bëjë më diçka tjetër, sa të sigurt ndihen bashkëpunëtorët dhe familjarët. Kemi pasur raste kur janë tërhequr nga bashkëpunimi sepse familjarët janë kërcënuar. Në ditët në vijim mund të shikojmë edhe arrestime të tjerë, deri në 90 arrestime të tjera. Edhe elementët e sigurisë janë shumë të rëndësishëm në krijimin e një besueshmërie, që të flasin për çdo gjë”, tha Karamuço.

Të fundit