Flash News

E-TJERA

Flet babai i 19-vjeçarit të plagosur në “Qytet Studenti”: I duhet kohë të rikuperohet

Flet babai i 19-vjeçarit të plagosur në “Qytet
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e “Qytet Studentit”, babai i 19-vjeçarit të plagosur me thikë ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të birit. Ai ka konfirmuar se djali është jashtë rrezikut për jetën, por ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

“Mjekët më kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë, por u mallëngjeva dhe nuk arrita të flas me të,” u shpreh ai, duke shtuar se djali i tij është student në vitin e dytë për Inxhinieri Ekonomike.

Ndërsa flet për ngjarjen, babai e përshkruan situatën si të pabesueshme dhe shpreh shqetësimin e tij për mungesën e sigurisë publike.

“Unë e di çfarë djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Problemi më i madh është që nuk ka fare siguri. Nuk e mendoja kurrë se do më ndodhte kjo,” tha ai i prekur.

Në fund, ai shprehu keqardhjen për autorin e sulmit, duke shtuar: “Më vjen keq për ata prindër çfarë djali kanë rritur, ai që ia bëri djalit tim këtë.”

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen e 19-vjeçarit, por edhe komunitetin studentor, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë në ambientet e shkollave dhe universiteteve. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Të fundit