Flash News

E-TJERA

Flet babai i recepsionistit të vrarë në Dhërmi: Djali do t'i ketë kërkuar lekët dhe ai nuk ia ka dhënë

Flet babai i recepsionistit të vrarë në Dhërmi: Djali do

Shyqyri Nevruzi, babai i Eraldo Nevruzit recepsionisti që u vra në Dhërmi, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë.

Në një lidhje telefonike për Euronews Albania, Nevruzi ka treguar se djali kishte vetëm 5 ditë i punësuar në hotel. Ai tha se Eraldo kishte shkuar dhe punonte si barist, ndërsa qëndronte në hotel pasi e kishte afër vendin e punës.

Shyqyri Nevruzi tregon se vjehrra e pronarit të hotelit i kishte kërkuar të punonte si recepsionist pasi djali dinte tre gjuhë të huaja.

Babai i viktimës thotë se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë ndonjë shumë parash që Eraldo mund t’i ketë kërkuar pronarit.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj

Të fundit