Flash News

E-TJERA

Flet e ëma e të plagosurës në Korçë: Autori e ndiqte pas për një marrëdhënie të shkuar

Flet e ëma e të plagosurës në Korçë: Autori eIlir Çami, i cili paraditen e kësaj të mërkure goditi me thikë Manderina Çelën pranë vendit të quajtur “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës, është arrestuar nga policia.

Viktima, e cila ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën, ka qenë objekt i përndjekjes nga autori edhe më herët. Sipas burimeve, Çami ishte arrestuar më parë për përndjekjen e Çelës në vitin 2022, pasi kërkonte rikthimin e një marrëdhënieje jashtëmartore që kishin pasur më herët.

E ëma e Manderina Çelës i ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë me forcë, duke shpjeguar se autori e kishte ndjekur vazhdimisht vajzën e saj, pavarësisht se ajo ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë.

Ajo ka theksuar se vajza e saj kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse Çami e ndiqte dhe e bezdiste. “Futeni brenda dhe mos e nxirrni më.

Vajza është e martuar, ka burrë dhe fëmijë. Ishte në burg më parë, por e nxorën. Ai e ndiqte pas, ajo kishte frikë të shkonte në spital sepse ai e kërcënonte,” tha ajo për Euronews Albania.

Të fundit