Flash News

E-TJERA

Flet gjyshi i Kujtim Fejzullahit: Çfarë të bëjmë, veten e ka marrë në qafë

Flet gjyshi i Kujtim Fejzullahit: Çfarë të bëjmë,

Një prej autorëve të sulmit terrorist që ndodhi një ditë më parë në Vjenë ishte dhe shqiptari Kujtim Fejzullahi. Pas ngjarjes së rëndë ka folur gjyshi i këtij të fundit.

Fillimisht ai nuk e pranoi se ka lidhje familjare me Kujtimin. Gjyshi tha për "Klan Maqedonia" se Kujtimi nuk ka pasur kontakt me familjen e tij për gjashtë muaj. Më pas ai ka pyetur se çfarë ka nodhur me nipin e tij dhe kur i'u tha se nuk jeton më, gjyshi tha se "çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë”

“Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush. Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu? Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a?! Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë”, tha gjyshi i Kujtim Fejzullahi.

Shqiptari 20 vjeçar me origjinë nga një fshat i Tetovës së Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e sulmit. Kështu, një nga atentatorët e dyshuar të sulmeve terroriste ne Vjenë është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut lindur e rritur në Austri, mbështetës i ISIS, Kujtim Fejzullahi. Ai njihej si person që ka qenë i dënuar për terrorizëm në vitin 2019, por edhe si një futbollist i talentuar në vitet e tij të adoleshencës dhe supozohet të ketë rënë në kontakt me aktivist të ISIS në Modling. 

Të fundit