Flash News

E-TJERA

Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja: Nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj

Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja: Nuk do mjaftohemi

Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”.

Ata kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

Pjesë e protestës ka qenë edhe halla e të miturës e cila duke folur për mediat tha se familja e saj nuk do të mjaftohet vetëm me arrestimin e edukatores por do të kërkojnë edhe arrestimin e personave të komisariatit nr.3 që janë të përfshirë në ngjarje. 

Ajo gjithashtu tha se vajza dhe prindërit janë gjendje traume. 

"Unë dhe familja ime nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj, dua të shohim pas hekurave të gjithë përfshirët nga komisariati nr. 3. Vajza ndodhet në spital, po e merr veten. Vetëm shpresojmë që këmba e mbesës të shkojë në vendin e duhur.

Për momentin është në traumë dhe gjithashtu edhe prindërit. Kemi bërë thirrje nesë dikush mund t’i ndihmojë  vullnetarisht të kalojnë traumën", tha ajo.

 

Të fundit