Flash News

E-TJERA

Flet mikja e 'spiunes' ruse: Ka qenë 3 herë në Shqipëri, e pasionuar pas vendeve të ish-komunizmit

Flet mikja e 'spiunes' ruse: Ka qenë 3 herë në

Svetlana Timofeeva, shtetasja ruse e cila tentoi të hyjë në Uzinën Ushtarake të Gramshit, akuzohet nga prokuroria shqiptare si spiune e shërbimeve inteligjente të huaja.

Rusia lëshoi një urdhërarrest për Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, mikja e Timofeeva-s Maria Passer, ka treguar se ka qenë bashkë me Svetlanën në Shqipëri në jug në një zonë afër Porto Palermos.

“Kemi qenë në një zonë në jug të Shqipërisë, ishte komplet e braktisur, mund të hyje fare lehtë aty, gjetëm një vrimë të madhe tek hyrja dhe u futëm brenda. Ishte në jug të Shqipërisë (Porto Palermo). Ne nuk ishim të vetmit që kishim hyrë aty”, tregon ajo.

Mikja e Svetlana Timofeeva tregoi se ajo është e pasionuar pas vendeve ish-komuniste dhe ka udhëtuar në mbi 30 vende të botës.

Të fundit