Flash News

E-TJERA

Flet nëna e shqiptares që u pë*dhunua nga pakistanezi: Ia kishte thyer krahët dhe këmbët

Flet nëna e shqiptares që u pë*dhunua nga pakistanezi:  Ia kishte

Nëna e 33-vjeçares nga Shqipëria ka përshkruar gjithçka ka përjetuar vajza e saj e cila u përdhunua, u rrah dhe u mbajt e lidhur nga një pakistanez në Greqi. 

Nëna e saj duke folur për mediat thekson se vajza e saj ishte në gjendje të mjerueshme kur e pa. “Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy”, tha ajo.

Kur viktima u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias mbrëmjen e së hënës, ajo njohu menjëherë autorin e abuzimit të saj, i cili ishte arrestuar në mesditë në rrugën Sokratous duke ecur me thikë.

Nga deklarata e saj, Policia kuptoi se gruaja nuk e njihte 27-vjeçarin. Nëna e saj në dëshmi ka thënë se 33-vjeçarja është dhunuar nga një i huaj edhe pak muaj më parë. Ndaj ka mundësi që të jetë i njëjti person që sulmoi i tërbuar fëmijën e saj mëngjesin e së hënës. Në të njëjtën kohë, ajo përshkruan goditjet që viktima ka në të gjithë trupin e saj.

“Unë nuk e njoh atë. Nuk e di nëse është ai me të cilin vajza ime ka pasur njohje muaj më parë. Besoj se e mbante me forcë. Po më thoshte se kishte takuar një burrë nga Egjipti. Tani më tregojnë për një nga Pakistani. Nuk e di kush është, nuk di asgjë”, thotë ajo.

“Vajza ime thotë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur, por edhe mund të ketë frikë dhe të mos flasë”, thotë nëna e shqiptares 33-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Spitalit Sotiria dhe mbahet me oksigjen, duke humbur në të njëjtën kohë edhe shumë gjak.

Të fundit