Flash News

E-TJERA

Flet pronarja e banesës ku rrinte njëri nga viktimat: Dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën

Flet pronarja e banesës ku rrinte njëri nga viktimat: Dëgjova

Një krim në familje u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën 'Xhon Belushi'.  

Vehap Cami, 63 vjeç vrau me pistoletë vëllanë Lulëzim Cami, 68 vjeç e më pas qëlloi për vdekje edhe veten.

Pronarja e shtëpisë ku rrinte me qira Lulëzimi Cami ka folur për mediat dhe ka treguar se kishte dëgjuar fillimisht ulërimat e grave të viktimave pas krimit.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qira. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qiranë. Më shumë nuk di”, ka deklaruar ajo.

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit rreth orës 07:40 pas një debati mes dy vëllezërve me origjinë nga Bulqiza, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i hershmë për pronat. 

 

 

Të fundit