Flash News

E-TJERA

Flet rapsodi që i kushtoi këngë presidentit:Oh sikur Meta të ishte në krye të opozitës, Basha s'është lider

Flet rapsodi që i kushtoi këngë presidentit:Oh sikur Meta të

Rapsodi Gëzim Ahmetaj ka treguar arsyet pse i kushtoi këngë presidentit Ilir Meta, e cila po bën xhiron e rrjetit vetëm pak orë pas publikimit në youtube.

“Ideja më lindi bashkë me një shok, i cili është poet. Duke parë gjendjen në Shqipëri, kërkush më shumë se ai nuk po e mbron Kushtetutën si rregull, se opozita kuptohet si është…mua m’u duk e arsyeshme, i thashë atij, “do ta bëj unë më tha”. Për ta kënduar e mora vetë për sipër dhe e bëra për tre ditë”. shprehet Ahmetaj për abcnews.al

Rapsodi shpjegon se kënga e titulluar “Jetë të gjatë o Ilir Meta“, nuk ka lidhje me ngjarjen e djeshme ku presidenti u përplas fizikisht me policinë në zyrat e FRD-së në kryeqytet, edhe pse kënga doli një ditë më pas.

 “Është bërë përpara, kjo është e vërteta, nuk mund të gënjej”. Apo ishte me rastin e 2 marsit, një vit nga mitingu i vitit të kaluar? “Edhe nga kjo, vjet isha në tubim. Kurrë nuk kam njohje me Ilir Metën, por arsyeja kjo ishte” tha ai.

I pyetur nëse a i ka ardhur ndonjë mesazh nga Presidenti, Ahmetaj shprehet: “Jo, jo, as nuk i pres ato punë”.

Gëzim Ahmetaj i ka thurur këngë edhe Sali Berishës e Azem Hajdarit, por cfarë të përbashkëte kanë tre personazhet që Rapsodi zgjodhi për t’u kënduar? “Të tre janë atdhetarë” thotë ai.

Po kënga e radhës për cilin do të jetë, Rama, Basha apo Kryemadhi?

“Jo, jo, asnjëri, më këta të tjerët nuk kam punë me asnjë”. As Basha s’i plotëson kushtet për këngë? “Jo, jo, as për këngë, për mua nuk është lider, nuk harxhoj kohë me këta të tjerët”. As Rama? “Mos more burrë”. Po Kryemadhi? “Nuk u këndoj grave unë, burrave” shprehet Ahmetaj

Keni ndonjë mesazh për zgjedhjet? “Ishalla fiton opozita në 25 prill, kjo është kryesorja”.

Ju keni simpati për Presidentin, do ta bënte më mirë po të ishte në krye të opozitës? “Oh, si nuk e bën, shumë më mirë” përfundon ai.

Të fundit