Flash News

E-TJERA

Flet shoku i Martin Canit: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

Flet shoku i Martin Canit: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të

Luis Meçja, shoku i Martin Cani, ka folur për mediat, duke thënë se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë, ndërsa theksoi se dëshiron drejtësi.

Seancën nuk e kam përjetuar aq mirë. Duam drejtësi”, tha Meçja, i cili mbeti i lënduar nga sulmi.

I pyetur nëse është i gatshëm të dështmojë, ai u përgjigj duke thënë “Patjetër, gjithmonë.”

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Të fundit