Flash News

E-TJERA

Flet tifozja shqiptare që shpalosi flamurin e Kosovës dhe bëri shqiponjën mes serbëve: Më shpërtheu zemra!

Flet tifozja shqiptare që shpalosi flamurin e Kosovës dhe bëri

Tifozja Anila Mahalla nga Ferizaj ishte një tjetër surprizë emocionuese në ndeshjen Zvicër-Serbi, pasi guxoi të bëjë simbolin e shqiponjës mes tifozëve serbë në stadiumin e Dohas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vajza ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

“Kjo jam unë. Nuk isha duke dalë jashtë, isha duke shkuar të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës se ata hoqën atë shqiptar. Të gjithë tifozët serb ishin të çmendur, të zemëruar dhe të ofenduar që unë isha mes tyre.

Flet tifozja shqiptare që shpalosi flamurin e Kosovës dhe bëri

Sapo mbërrita Shaqiri shënon golin e parë dhe më shpërtheu zemra. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë për të folur me ta për ndryshimin e sediljes”, shkruan ajo.

Flet tifozja shqiptare që shpalosi flamurin e Kosovës dhe bëri

Të fundit