Flash News

E-TJERA

Flet vajza e 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës: Mami kishte shenja, halla fshehu telefonin e babit

Flet vajza e 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës: Mami

Vajza e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka dëshmuar për herë të parë për ngjarjen e rëndë.

Duke folur për Euronews Albania, vajza tha se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja në trup.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në polici, ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. Unë më shumë jam rritur me mamin. Babi ka qenë në burg”, ka thënë vajza.

Në telefonin e Xhemal Lokës janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa kërcënon me vrasje gruan e tij.

Të fundit