Flash News

E-TJERA

Flet vlonjati që u dhunua në banesë: Jemi policia e shtetit, uli duart poshtë

Flet vlonjati që u dhunua në banesë: Jemi policia e shtetit, uli

Fidel Çaushaj, personi të cilit i grabitën shtëpinë 4 shtetas të veshur me uniformë policie, ka rrëfyer për “News 24”, tmerrin që ka kaluar.

Ai tha se autorët ishin të veshur si policë dhe se kur hynë në banesë iu prezantuan si policia e shtetit.

Çfarë ka ndodhur?

Erdhën për grabitje prap natën e dytë. Bën kontroll nuk gjetën gjë. Se cfarë bënë te shtëpia ata, unë nuk i kam, edhe sot akoma nuk e di.

Kanë qenë të maskuar?

Me jelek, me maska, me radio marrëse, me armë i kanë patur të gjitha me vete.

Të veshur si policia e shtetit?

‘Policia e shtetit, uli duart poshtë’- më thanë. Të pajisur komplet si policisë. 18:30 ka qenë ora, sa erdhëm në shtëpi. I thash djalit erdhi një makinë, po dal të shikoj te porta. “Policia” më thanë.. Kështu vjen policia u thash dhe i shava.

Vëllai i Fidel Çaushajt, Pronjo Çaushaj, thotë se një ditë më parë të njëjtët persona tentuan të grabisin në shtëpinë e tij.

Të fundit