Flash News

E-TJERA

Flet xhaxhai i 33-vjeçrit të ekzekutuar në Shkodër: S’ka shprehur shqetësim, ka punuar në Mal të Zi

Flet xhaxhai i 33-vjeçrit të ekzekutuar në Shkodër:

Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit të ekzekutuar brenda mjetit në Shkodër, ka rrëfyer se nipi i tij ka punuar në Mal të Zi dhe se nuk ka shprehur shqetësim.

Sipas Naim Matajt, policia nuk i ka lejuar të shohin trupin e nipit duke mohuar të kenë konflikte më ndokënd.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.

Të fundit