Flash News

E-TJERA

“Fliste me sy”, drejtori i kabinetit në Presidencë: Nishani nuk donte t’i thërrisje President

“Fliste me sy”, drejtori i kabinetit në Presidencë:

Ish-Presidenti Bujar Nishani u përcoll sot në banesën e fundit, pas dy ditësh homazhe dhe nderime.

Drejtori i kabinetit të Presidencës, Ol lafe, ka rrëfyer komunikimin dhe ditët e fundit të jetës s ëish-Presidentit. Lafe tregoi se gjendja e tij filloi të përkeqësohej duke mos e lejuar të komunikonte.

Ndërsa sa i përket periudhës kur Lafe ka punuar me Nishanin, tregon se ish-Presidenti ruante raporte miqsore me stafin në Presidencë, dhe komunikonte me tone të qeta. Ai shtoi se Nishani nuk donte që ta thërrisnin President por thjesht Bujar.

“Ishte një kohë e gjatë që gjendja shëndetësore nuk e lejonte të komunikonte, sigurisht ditët e fundit ishin më të vështira. Nuk është e lehtë të flasësh sot. Mund të them që momenti kur jam ftuar për të punuar me presidentin Nishani, pika e parë që më tha ishte se çdo gjë që ka të bëjë me familjen është e para në listë dhe për profesionin më tha që duhet të jesh i lirshëm dhe fleksibël. Në pikën e tretë vinte puna, besoj që të njëjtin parim kishte me të gjithë. Fliste me sy, komunikimet ishin me tone të qeta, fjalitë ishin të shkurtra, fryma  e korrektësisë mbizotëronte…Nuk donte që t’i thërrisje President, por Bujar…këto raporte njerëzore janë shumë të vështira për tu harruar”, tha ai.

Të fundit