Flash News

E-TJERA

Florenc Çapja i dërgon SMS ‘live’ gazetarit: Dëshmia e Dumanit për mua, e pavërtetë

Florenc Çapja i dërgon SMS ‘live’ gazetarit:

Një person, i cili pretendon se është Florenc Çapja i ka dërguar një mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, ndërsa ky i fundit ndodhej live në emisionin “Opinion”. 

Sipas Kokës, në mesazh ai shkruan se dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës të cilët e kanë cilësuar atë si porositës për vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit, është e pavërtetë dhe se nuk i njeh ata persona që kanë marrë statusin e të penduarit e drejtësisë.

“Njëri prej personave i shpallur në kërkim si porositës, ngjarje që shpjegon se Nuredin Dumani se ka marrë porosi nga Florenc Capja për vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarit për shumën 200 mijë euro si lidhje e Suel Celës, më shkruan në numrin e punës një person që thotë se është Florenc Capja.

Thotë se këta persona nuk i kam takuar kurrë në jetën time, nuk i kam parë asnjëherë Nuredin Dumanit dhe Endrit Hoxhën, as nuk i ka kontaktuar në telefon. Florenc Capja po ndjek emisioni  tani live”, tha Koka.

Kujtojmë se Florenc Çapja është raportuar në media se ndodhet aktualisht i lirë në Dubai.

 

Të fundit