Flash News

E-TJERA

Florenc Çapja prej disa ditësh i lirë në Dubai, në Shqipëri akuzohet për vrasje të dyfishtë

Florenc Çapja prej disa ditësh i lirë në Dubai, në

Emri i njohur për drejtësinë shqiptare Florenc Çapja, i cili është në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej disa ditësh është qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai nuk është më në mbikqyrje nga autoritet, pasi autoritetet atje kishin dy kërkesa për azil dhe ekstradim. Dyshohet se Çapja është me leje qëndrimi dhe i punësuar në Dubai.

Çapja  akuzohet për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir. Florenc Çapja është nipi i Ardian Capjas, i cili ndodhet në burg.

Ardian dhe Florenc Çapja dyshohet se kanë pasur rolin e porositësit në vrasjes e dyfishtë. Në nëntor të 2020-ës, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra.

Çapja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi akuzohet edhe për vrasjen e Fadil Memës, ish-oficer i policisë që u vra në mars të vitit 2015 në Itali. Ai u ekzekutua me gjashtë plumba në prani të bashkëshortes.

Të fundit