Flash News

E-TJERA

Fitorja e 11-të, Florian Marku ngjitet në klasifikim, sfidon ish-kampionin botëror të boksit

Fitorja e 11-të, Florian Marku ngjitet në klasifikim, sfidon

Florian Marku shënoi dje fitoren e 11-të në karrierën e tij si boksier duke mposhtur uellsianin Chris Jenkins. Marku është ngjitur në pozicione më lart klasifikimit botëror të boksit.

Edhe pse pak vite në botës e profesionistëve, Marku ia ka dalë të bëjë emër në arenën ndërkombëtare. Para ndeshjes me Jenkins, Marku renditej në vendin e 73-të nga portali “Boxrec” në peshën velter.

Pas fitores ndaj Chris Jenkins, Marku renditet tani në vendin e 48-të duke u ngjitur me 25 pozicione më lart në renditjen botërore të peshës velter.

Florian Marku deklaroi pas fitores së djeshme se ishte i gatshëm të ndeshej me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror si Amir Khan. Ky i fundit është një nga 20 boksierët më të mirë në peshën velter, një ish-kampion që mban titullin ËBA nga viti 2009 deri në vitin 2012. Ndërsa në vitin 2011 Khan mori titullin IBF.

Fitorja e 11-të, Florian Marku ngjitet në klasifikim, sfidon

Të fundit