Flash News

E-TJERA

Florjan Binaj thyen heshtjen, rrëfen sonte në 'Top Story' pse vendosi të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Florjan Binaj thyen heshtjen, rrëfen sonte në 'Top Story'

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj vendos të flasë për herë të parë pas shpalljes së kandidaturës së tij për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” përballë Grida Dumës, Binaj do të rrëfejë çfarë e shtyu të hyjë në këtë garë politike, si arriti të bashkojë faktorin opozitar dhe cili është vizioni i tij për kryeqytetin.

Përtej karrierës së gjatë në skenë dhe ekran, Florjan Binaj ka qenë aktiv në kauza qytetare dhe sociale, duke u shndërruar në një nga zërat më kritikë ndaj qeverisjes lokale në Tiranë.

 “Florjan Binaj vendos të flas për herë të parë për kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës. Çfarë e shtyu aktorin dhe aktivistin t'i hyj një gare të tillë? Si arriti ai të bashkojë faktorin opozitar dhe kush është vizioni i tij për kryeqytetin?

Florjan Binaj në intervistën e tij të parë televizive eksluzivisht në Top Story - Top Channel  përballë Grida Duma sot ora 21:00 në Top Channel”, shkruan nw Facebook, drejtuesja e emisionit, Grida Duma.

Të fundit