Flash News

E-TJERA

Fluks emigrantësh në Kapshticë, pala greke punon vetëm me dy sportele

Fluks emigrantësh në Kapshticë, pala greke punon vetëm me dy

Edhe dita e diel ka shënuar radhë të gjata në kufirin me Greqinë. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës shënohet fluksi i lartë lëvizjeje, njëjtë si dhe ditën e djeshme.

Radhët vijnë për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që duan të rikthehen në vendin ku ata jetojnë e punojnë, ndërkohë që dogana shqiptare po punon me kapacitet maksimal.

Nga ana tjetër pala greke punon vetëm me dy sportele, duke bërë që të rikthehen orët e gjata në pritje për tu larguar nga vendi pas pushimeve për emigrantët shqiptarë.

“S’ka fare, nuk ka logjikë. Të rrimë të presim ne këtu nga 20 orë të kalojmë doganën. Kjo ka 20 e ca vjet që bëhet kjo gjë. Kam një orë e ca që rri pres radhën dhe nuk e di çfarë bëhet këtu”, u shpreh një prej emigrantëve.

Për datën 19 gusht në këtë pikë kufitare rezulton se kanë dalë nga Shqipëria 5862 shtetas, ndërsa kanë hyrë në vend 4163 persona.

Të fundit