Flash News

E-TJERA

Fluks fluturimesh në aeroportin “Nënë Tereza”, ARRSH devijon lëvizjen e mjeteve

Fluks fluturimesh në aeroportin “Nënë Tereza”, ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim lidhur me qarkullimin e mjeteve në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Duke theksuar se rritjen e fluksit të udhëtimeve pas pandemisë, ARRSH ka vendosur, që për një afat të pacaktuar, lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Gjithashtu nënvizon se fluksi i shtuar kishte sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

“Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.

Të fundit