Flash News

E-TJERA

Fluks i lartë në Hanin e Hotit, pritje deri në 1 orë për shkak të festave

Fluks i lartë në Hanin e Hotit, pritje deri në 1 orë

Një ditë para ndërrimit të viteve, fluksi i lartë i udhëtarëve ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Emigrantët dhe turistët që udhëtojnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri apo Mal të Zi po përballen me pritje të zgjatura.

Pavarësisht masave të marra prej ditësh për të përballuar fluksin e udhëtarëve, situata mbetet e ngarkuar. Aktualisht në këtë pikë kufitare operojnë dy sportele për hyrje dhe dy për dalje, por fluksi i shtuar i lëvizjeve ka sjellë vonesa deri në 1 orë për hyrjen nga Mali i Zi në Shqipëri. Rritja e numrit të udhëtarëve në prag të festave të fundvitit ka bërë që kapacitetet e pikës kufitare të jenë të mbingarkuara.

Autoritetet kufitare vijojnë punën për të lehtësuar procesin dhe për të shmangur vonesat e mëtejshme, por fluksi i pandërprerë ka vështirësuar menaxhimin e situatës. Han i Hotit nuk është pika e vetme kufitare që po përballet me ngarkesë të lartë, të njëjtat skenarë pritet të ndodhin edhe në pikat e tjera kufitare të vendit ndërsa emigrantët dhe turistët vazhdojnë të mbërrijnë për të festuar Vitin e Ri pranë familjeve dhe të afërmve.

Autoritetet bëjnë thirrje për durim dhe mirëkuptim, ndërsa premtojnë përmirësimin e shërbimeve për të përballuar fluksin.

Të fundit